Memli Krasniqi pas numërimit të votave: PDK partia më e votuar në Kosovë – qytetarët folën qartë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë gjatë zgjedhjeve lokale të fundit, duke theksuar se PDK ka marrë mbi 187,500 vota dhe është partia më e votuar në vend. “Pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ, qytetarët e Kosovës folën qartë: besimi, organizimi dhe vizioni i…

Lajme

24/10/2025 12:41

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë gjatë zgjedhjeve lokale të fundit, duke theksuar se PDK ka marrë mbi 187,500 vota dhe është partia më e votuar në vend.

“Pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ, qytetarët e Kosovës folën qartë: besimi, organizimi dhe vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim kanë fituar sërish. Ky rezultat është dëshmi e punës sonë të përbashkët, e çdo kandidati, anëtari, aktivisti dhe qytetari që beson se Kosova mundet më mirë. Faleminderit për çdo votë. Faleminderit për besimin tuaj. Puna jonë vazhdon. Në çdo komunë, për çdo qytetar!”, ka shkruar Krasniqi në postimin e tij.

Ky rezultat tregon se PDK vazhdon të ketë mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët, duke konfirmuar ndikimin e saj në politikën lokale të Kosovës.

Postimi i plotë: 

PDK – Partia më e votuar në Kosovë! 🇽🇰

Pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ, me mbi 187,500 vota, qytetarët e Kosovës folën qartë edhe në këto zgjedhje lokale: besimi, organizimi dhe vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim kanë fituar sërish.

Ky rezultat është dëshmi e punës sonë të përbashkët, e çdo kandidati, anëtari, aktivisti dhe qytetari që beson se Kosova mundet ma mirë.

Faleminderit për çdo votë. Faleminderit për besimin tuaj.

Puna jonë vazhdon. Në çdo komunë, për çdo qytetar!/lajmi.net/