Melania Trump pritet ta dekorojë Shtëpinë e Bardhë për të fundit herë
Melania Trump po përgatitet për festën e Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë.

ShowBiz
Një përfaqësues për Zonjën e Parë i tha TMZ se Melania në të vërtetë po planifikon të dekorojë Shtëpinë e Bardhë edhe këtë vit për Krishtlindje, siç është tradita, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.
Mund të duket si një gjë pa mend, por Zonjat e Para e kanë bërë atë për dekada me radhë, vetëm se tani e dimë se kjo nuk është një nga gjërat e preferuara të Melanias.
Për t’ua rikujtuar, Melania u regjistrua më 2018 – nga këshilltarja e saj e atëhershme, Stephanie Wolkoff, duke hedhur poshtë traditën e dekorimit të Shtëpisë së Bardhë.
Ajo tha, “Kujt i intereson për gjërta e Krishtlindjes dhe dekorimet? Por, unë duhet ta bëj, apo jo?”.
Në atë kohë, Zonja e Parë ishte e irrituar sepse media po përqendrohej në ndarjet e fëmijëve në kufi, dhe ajo me sa duket ndihej sikur askush nuk do t’i jepte nderin dekorimet.
Bashkëshorti i saj duket i vendosur se do të qëndrojë në atë shtëpi edhe për katër vjet, pavarësisht se humbi zgjedhjet nga Joe Biden. /Lajmi.net/