Meksika – vendi më vdekjeprurës për gazetarë

Nëntë gazetarë të vrarë vetëm gjatë vitit 2020.

Fun

22/12/2020 11:17

Meksika është vendi më i rrezikshëm në botë për gazetarët, duke pasur 9 gazetarë të vrarë gjatë vitit 2020, raporton “TheGuardian”.

Komiteti i mbrojtjes së gazetarëve ka hetuar rastet e vrasjeve të gazetarëve globalisht tash e shumë vite, dhe ata kanë ardhur në përfundim se një e treta e vrasjeve të gazetarëve të bëra këtë vit, kanë qenë në Meksikë, transmeton lajmi.net.

Që prej vitit 2020 kanë qenë 120 raste të vrasjeve të gazetarëve në Meksikë, dhe vetëm muajin e fundit janë vrarë 3 gazetarë brenda 10 ditëve.

Edhe pse ka shumë gazetarë që vriten në fushëbeteja të luftës në vendet e lindjes, disa prej tyre të qëllimshme disa aksidentale, prapë se prapë ato raste janë më të vogla se në Meksikë.

Meqenëse në Meksikë ka shumë kartele të drogës, shumë prej rasteve të vrasjeve bëhen nga mafitë e ndryshme për shkak të publikimit të informacioneve në lidhje me ta që mund të qojnë deri në arrestimin e tyre.

Rreth 90% e vrasjeve të gazetarëve nëpër botë janë akoma të pa zgjedhura. /Lajmi.net/