Meksika regjistron numër të madh të rasteve të reja me COVID-19

Meksika vazhdon të regjistrojë numër të madh të infeksioneve ditore me COVID-19.

Bota

15/07/2020 10:11

Meksika raportoi më shumë se 7,000 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e kaluara, sipas ministrisë së shëndetit të vendit të marten, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Kjo rrit numrin e përgjithshëm kombëtar në 311.486 raste – vendi me numrin e shtatë të infeksioneve në botë.

Meksika gjithashtu regjistroi 836 vdekje të reja nga virusi të martën, duke sjellë numrin e vdekjeve totale në 36,327.

Rastet e reja vijnë pasi qeveria njoftoi të martën se do të zgjasë kufizimet e saj për kufirin me SHBA-në për një herë të tretë, tani në fuqi deri në gusht. /Lajmi.net/