Meksika ka një mesazh për qytetarët e saj që jetojnë në SHBA

Meksika ka një mesazh për qytetarët e saj që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të cilët janë frikësuar nga ajo që mund të vijë nga presidenti i sapo zgjedhur, Donald Trump.

Bota

20/11/2016 22:21

“Këto janë kohët e pasigurisë. Jini të qetë mos bini në provokime dhe mos u mashtroni”.

“Qeveria e Enrique Pena Nieto dhe popullit meksikanë janë me ju”, tha qeveria në bazë të planit të tyre të 11 me qëllim për të mbështetur komunitetin meksikan që jeton në SHBA, transmeton Klan Kosova.

“Populli meksikanë është ndjerë i lënduar nga komentet që janë bërë,” tha Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto.

“Por unë jam i sigurt se interesi i tij i vërtetë është për të ndërtuar një marrëdhënie më të mirë për shoqërinë tonë.”