Mekrel anashkalon Maqedoninë, Shkupi i shqetësuar

13:59 | 8 Korrik 2015

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Fakti që Shkupi nuk është pjesë e vizitës ballkanike të kancelares gjermane Angela Merkel mund të shihet si një shuplakë diplomatike mbi pushtetin aktual, transmeton DW.

Analistët shqetësohen, ndërsa pushteti mbetet i përmbajtur. Shkupi përsëri nuk është në hartën e kancelares Merkel e cila sot nga Tirana e filloi vizitën e saj në Ballkan. Mes krizës politike dhe vërejtjeve të vazhdueshme për kthimin pas të proceseve demokratike, problemeve me gjyqësorin dhe gjendjes së mediave, ky vendim i kancelares sipas ekspertëve është më se i qartë por edhe shqetësues.

“Fakti që kancelarja gjermane Angela Merkel e anashkalon Maqedoninë në vizitën e saj ballkanike është një shenjë e keqe për Maqedoninë. Nuk ka kështu rastësi në planifikimin e vizitave të këtilla, ata na japin mesazh të qartë politik. Injorimi është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Maqedonisë tani, sidomos kur vjen nga anëtari më i fuqishëm i BE-së për momentin. Ky mesazh duhet të lexohet së bashku me insistimin e Gjermanisë në këshillin e kaluar të BE-së që të hiqet Maqedonia nga “perspektiva evropiane”. Pas kësaj do të jetë shumë e vështirë për Maqedoninë të krijon pozitë të favorshme ndaj Gjermanisë, e cila edhe ashtu ishte e përmbajtur në integrimin e Maqedonisë në BE”, tha për DË-në Malinka Ristevska Jordanova, drejtoresha e Institutit për politikë evropiane.

Për disa ekspertë, fakti që Merkel vjen në Tiranë, Sarajevë, dhe Beograd, por jo në Shkup është sinjal i qartë, veçanërisht për strukturën aktuale të pushtetit:

“Ky është një mesazh shumë i qartë për strukturat politike maqedonase, sidomos për pushtetin, se proceset demokratike përkeqësohen, sepse mungon jo vetëm demokracia por edhe sens politik, liri të mediave, pavarësi gjyqësore dhe procese të cilat janë të udhëhequra dhe kontrolluara drejtpërdrejtë nga pushteti. Mos ardhja e Merkelit është shuplakë diplomatike mbi Qeverinë aktuale e qeverisur nga Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti”, komentoi Goran Rafajllovski, profesor i universitetit dhe ish-ambasador i Maqedonisë në Berlin.