Hetuesi policor që po e hetonte Faton Pecin për afera korruptive përfitues i grantit nga vetë Peci
Gazetari dhe analisti, Lirim Mehmetaj përmes një video ka treguar për mashtrime dhe afera korruptive lidhur me ministrin e Bujqësisë në detyrë, Faton Pecin. Mehmetaj ka zbuluar se bashkëshortja e këtij hetuesi është përfitueseje e të një granti të dhënë nga Ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga vetë Peci. Në listën e përfituesve të grantëve…

Lajme
Gazetari dhe analisti, Lirim Mehmetaj përmes një video ka treguar për mashtrime dhe afera korruptive lidhur me ministrin e Bujqësisë në detyrë, Faton Pecin.
Mehmetaj ka zbuluar se bashkëshortja e këtij hetuesi është përfitueseje e të një granti të dhënë nga Ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga vetë Peci.
Në listën e përfituesve të grantëve për vitin 2022, emri i Halime Përçukut – bashkëshortes së hetuesit – figuron në pozitën e katërt si përfituese e një granti prej 100 mijë eurosh për “Investime në Turizëm Rural, Bujtina” në Vushtrri, me 60 mijë euro të përkrahura nga buxheti publik.
Postimi i plotë i Mehmetajt:
FAKTET: Hetuesi policor qe po e hetonte Faton Pecin per afera korruptive perfitues i grantit nga vete Faton Peci…
Ashtu sic kam deklaruar, hetuesi policor i krimeve ekonomike, Rrahman Perçuku, doli te jete perfitues nga Faton Peci i grantit ne vitin 2022.
Ne video i keni faktet, Listen e Perfituesve dhe gjithcka tjeter.
Se dicka nuk eshte ne rregull e verejta kur shkova te deshmoj ne polici per aferat e Pecit dhe ky hetuesi hidhej ne mbrojtje te tij.
Paramendojeni dike qe nuk e ka qasjen time ne informacion dhe shkon te deshmoj para ketij Perçukut. Vec paramendojeni.
I njejti hetues kur e pyeta se a do te ruhet anonimiteti i zyrtareve te ministrise qe do te vijne te deshmojne per aferat e Pecit, me tha qe “jo”./Lajmi.net/