Mehmetaj kritikon Kurtin për propozimin e buxhetit: Një deputet po e bullizon një shtet të tërë
Analisti politik Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër pas paraqitjes së deputetit të Vetëvendosjes, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë ku propozoi buxhetin e ri për vitin 2026, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të rendit kushtetues dhe arrogancë politike. Mehmetaj kujtoi se vetëm pesë ditë më parë, Kurti nuk arriti të marrë…
 
                        Lajme
Analisti politik Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër pas paraqitjes së deputetit të Vetëvendosjes, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë ku propozoi buxhetin e ri për vitin 2026, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të rendit kushtetues dhe arrogancë politike.
Mehmetaj kujtoi se vetëm pesë ditë më parë, Kurti nuk arriti të marrë besimin e Kuvendit për t’u zgjedhur kryeministër, prandaj – sipas tij – nuk ka të drejtë të propozojë buxhet në cilësinë e deputetit. “E drejta e Albin Kurtit sot që të propozojë buxhet është aq sa ka secili prej nesh të drejtë ta bëjë këtë propozim,” shkroi ai, transmeton lajmi.net.
Analisti shtoi me ironi se “secili mund të çohet e të propozojë nga një buxhet”, duke theksuar se Kosova nuk ka përjetuar një agresion të tillë ndaj rendit kushtetues që nga shpallja e pavarësisë. “Një person privat, një deputet, është ka e bullizon një shtet të tërë,” përfundoi Mehmetaj.
Postimi i plotë:
Çu ta propozojmë nga një buxhet se s’po rrihet…
Të dielën e kaluar, Albin Kurti, kërkoi t’i jepet besimi si kryeministër i Kosovës dhe kabinetit të tij.
Nuk e mori atë besim, rrjedhimisht nuk arriti të bëhet kryeministër i Kosovës.
Sot, veç 5 ditë më vonë, Albin Kurti, doli në konferencë si deputet i Kosovës, propozoi buxhet të ri.
E drejta e Albin Kurtit sot që të propozojë buxhet është aq sa ka secili prej nesh të drejtë ta bëjë këtë propozim.
Çohuni shlirë secili e propozoni nga një buxhet, se mundësia qenka.
Kosova nuk ka pasur agresion të tillë në rendin e vet Kushtetues prejse është shpallur shtet.
Një person privat, një deputet, është ka e bullizon një shtet të tërë./lajmi.net/
 
                                                       
                                                       
                                                      