Mehmetaj: Haxhiu e pranoi shkeljen e Ligjit për Qeverinë që e kanë shkruar vet

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka theksuar se deputetja e zgjedhur e VV-së, Albulena Haxhiu, ka pranuar vetë se ka shkelur Ligjin për Qeverinë. Mehmetaj ka theksuar se pas këtij pranim të drejtpërdrejtë nga Haxhiu, nuk ka më hapësirë për diskutim rreth kësaj çështjeje. “Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka pranuar me gojën e saj…

Lajme

16/04/2025 21:44

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka theksuar se deputetja e zgjedhur e VV-së, Albulena Haxhiu, ka pranuar vetë se ka shkelur Ligjin për Qeverinë.

Mehmetaj ka theksuar se pas këtij pranim të drejtpërdrejtë nga Haxhiu, nuk ka më hapësirë për diskutim rreth kësaj çështjeje.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka pranuar me gojën e saj se kanë shkelur ligjin që e kanë shkruar vetë”, ka thënë Mehmetaj në Duakgjin.

Ai ka sqaruar se sipas Ligjit për Qeverinë, neni 26, ministrat duhet të japin dorëheqjen një ditë para certifikimit të rezultatit zgjedhor, por Haxhiu dhe kolegët e saj kanë dorëzuar vetëm letra për pranimin e mandatit të deputetit, ndërsa dorëheqja ka ndodhur në ditën para betimit si deputetë.

“Siç e tha edhe vetë Haxhiu, dorëheqja ka ndodhur vetëm dje, dhe kjo është shkelje e qartë e ligjit”, ka shtuar Mehmetaj.