Mehmetaj: Gjyqtari Laban dhe motrat e tij të përfshirë në përfitimin e disa pronave në veri nga Serbia, njërën e ka dekretuar Osmani në KQZ

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për një lëndë për mbrojtjen e rendit kushtetues, pasi që gjyqtar raportues është caktuar Radomir Laban, e që ajo thotë se është i rrezikshëm për sigurinë kombëtare. Mehmetaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se raportet të cilat i ka…

Lajme

05/08/2025 18:26

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për një lëndë për mbrojtjen e rendit kushtetues, pasi që gjyqtar raportues është caktuar Radomir Laban, e që ajo thotë se është i rrezikshëm për sigurinë kombëtare.

Mehmetaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se raportet të cilat i ka përmendur Osmani tregojnë se gjyqtari Laban ka p0ërfituar disa prona në veri të Kosovës nga Serbia, ndërsa pjesë e atyre përfitimeve sipas Mehmetajt janë edhe dy motrat e tij, Denica Laban dhe Gordana Laban Zuviç.

Ai ka thënë se ato të dyja kanë rol kryesor në këtë përfitim, por që njërën nga motrat e tij, Gordana Laban Zuviçin e ka dekretuar vetë Osmani si përfaqësuese të Listës serbe në KQZ.

Mehmetaj gjithashtu ka pyetur se pse pas këtyre informacioneve, Prokuroria nuk ka filluar hetimet, derisa ka dhënë një përgjigje.

“Sepse shqetësimi i sotëm i Vjosa Osmanit nuk ishte fakti që ky gjyqtari serb ka qëlluar gjyqtar raportues, por ka një hall tjetër. Vjosa Osmani ka marrë disa informacione të brendshme që Kushtetuesja mund të vendos që t’ia kalojë të dytit mundësinë e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Në këtë mënyrë, ai që zgjidhet kryetar i Kuvendit kalon si ushtrues detyre i Presidentit, pasi t’i kalojë mandati Osmanit. Kështu, ajo përfundimisht del nga skena politike për t’u mos u kthyer kurrë. Osmani donte, njëjtë si Albin Kurti, që gjykata të vendos për të na dërguar në zgjedhje, kështu Osmani qëndron presidente dhe mbetet në kalkulim edhe për një mandat. Kaq e thjeshtë është”, ka shkruar Mehmetaj në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: