Mehmet-Selimi në rolin e propagandueses, thotë se ish-opozita u bë bashkë me Listën Serbe: Hajt se shihemi në zgjedhje!

Shqipe Mehmeti-Selimi, deputetja e VV-së, ka hyrë në “vallën” e propagandës dhe gjuhës së urrejtjes. Ajo me anë të një postimi ka thënë që partitë e ish-opozitës janë bërë bashkë me Listën Serbe kundër VV-së, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Sot u pa që partitë PDK, LDK, AAK NISMA dhe Lista Serbe refuzuan të votojnë…

Lajme

19/11/2025 16:07

Shqipe Mehmeti-Selimi, deputetja e VV-së, ka hyrë në “vallën” e propagandës dhe gjuhës së urrejtjes.

Ajo me anë të një postimi ka thënë që partitë e ish-opozitës janë bërë bashkë me Listën Serbe kundër VV-së, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Sot u pa që partitë PDK, LDK, AAK NISMA dhe Lista Serbe refuzuan të votojnë për:
Buxhetin për vitin 2026
Buxhetin për komunat: Prishtinë, Gjilan, Zubin Potok.
Marrëveshjet me Bankën Botërore.
Buxhetin e RTK-së.
Planin e Rritjes së BE-së.
Mandatarin për Kryeministër Glauk Konjufca.
Ani!
Hajt se shihemi në zgjedhje, pra!/lajmi.net/