Mehmet Kraja rizgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

ShowBiz

09/12/2021 16:53

Shkrimtari Mehmet Kraja e ka fituar edhe një mandat në krye të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Atij iu ribesua detyra në Kuvendin zgjedhor të rregulltë, derisa u zgjodhën dy anëtarë të rinj në Kryesi.

Akademik Mehmet Kraja, Kryetar

Akademike Justina SH. Pula, Nënkryetare

Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar shkencor

Me anë të komunikatës bëhet e ditur se po ashtu se Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:

Akademik Sabri Hamiti, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë

Anëtare korrespondente Gjyljeta Mushkolaj, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore

Anëtar korrespondent Fetah Podvorica, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës

Akademik Rauf Dhomi u caktua ushtrues i detyrës së Sekretarit të Seksionit të Arteve./ KultPlus.com