Mehaj: Partneriteti Kosovë-Iowa promovon diversitetin, inovacionin dhe miqësinë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s promovon diversitetin, inovacionin dhe miqësinë. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook këtë mbrëmje teksa ka shpërndarë disa fotografi me zyrtarë të lartë gjatë takimit të tij. ‘’Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s ka nxitur…

Lajme

04/06/2023 23:11

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s promovon diversitetin, inovacionin dhe miqësinë.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook këtë mbrëmje teksa ka shpërndarë disa fotografi me zyrtarë të lartë gjatë takimit të tij.

‘’Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s ka nxitur bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm siç është siguria dhe ndërtimi i paqes, promovimi dhe shkëmbimi kulturor si dhe forcimi i lidhjeve diplomatike’’, ka shkruar Mehaj.

Ndryshe, të martën e 24 janarit, ministri Mehaj kishte pritur me nderime të larta ushtarake në vizitën e tij lamtumirës, Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major, Benjamin J.Corell./Lajmi.net/