Meha: Në Europian si në shtëpi

Mesfushori i Kombëtares shqiptare Alban Meha, është shprehur optimist për Kampionat Europian, pas shortit të hedhur në Paris.

Sport

12/12/2015 21:33

Shqipëria është në të njejtin grup me nikoqirin Francën për Kampionatin Europian, ndërsa dy kundërshtarët tjerë të kuqezinjve janë edhe Zvicra e Rumania.

Megjithatë, ky fakt nuk e ka frikësuar mesfushorin e Shqipërisë, Alban Meha, i cili ka thënë se në Francë do të ndjehen si në shtëpi.

“Me tifozë Kuq e Zi do të luajmë çdo ndeshje si në shtëpi. S’ka asgjë të pamundur! na priftë e mbara”, deklaroi Meha, transmeton Olle.