Megjithatë, Mbappe do të luajë kundër Man Cityt

Kilyan Mbappe do të jetë jashtë ndeshjen me Lens në kuadër të Ligue 1, por do të rikthehet për ndehsjen ndaj Manchester Cityt.

Sport

30/04/2021 20:01

Këtë e ka konfirmuar PSG më parë, por kjo rriti shqetësimet se francezi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Manchester Cityn të martën, shkruan lajmi.net.

Por, sipas gazetarit të “Europe1” dhe “Sportiplex”, C. Morinerie, i cili është i afërt me burime të Paris Saint Germain, ka konfirmuar se Mbappe nuk është i rrezikuar të paraqitet ndaj Manchester Cityt.

Sipas gazetarit francez, Mbappe ka kontraktuar muskulin, por që pas analizave të mëtejshme nuk është diçka serioze.

Për rikuperim, atij i duhet vetëm pushim dhe masazh, dhe madje ai do të jetë krejtësisht i gatshëm për Manchester Cityn./Lajmi.net/