Megjithatë Kim Kardashian iu nënshtrua operacionit!

Kohëve të fundit, Kim Kardashian është kritikuar nga mediat se ajo ka bërë ndërhyrje kirurgjike për t’i rritur të pasmet e saj, raporte këto të cilat janë mohuar nga vetë bukuroshja. Sidoqoftë, tashmë është mësuar se ylli i televizionit i është nënshtruar operacionit kundër varjes së gjinjve dhe kundër rrudhjes së duarve. “Unë jam si…

ShowBiz

25/02/2014 12:06

Kohëve të fundit, Kim Kardashian është kritikuar nga mediat se ajo ka bërë ndërhyrje kirurgjike për t’i rritur të pasmet e saj, raporte këto të cilat janë mohuar nga vetë bukuroshja.

Sidoqoftë, tashmë është mësuar se ylli i televizionit i është nënshtruar operacionit kundër varjes së gjinjve dhe kundër rrudhjes së duarve.

“Unë jam si e fiksuar pas duarve të mi. Unë mendoj se ato duken tejet të rrudhosura. A ka diçka që mundet t’i forcojë ato”, raportohet ta ketë pyetur Kim Kardashian doktorin e kirurgjive plastike, Simon Ourian.

Më pas, Kim ka marrë një ndërhyrje me laser në rrudhat e dorës së saj, duke bërë kështu shaka rreth gjërave të cilat bëjnë femrat për bukurinë.

Pasi ka mësuar se doktori bën ndërhyrje tjera edhe në gjoks, ajo nuk ka hezituar t’i nënshtrohej edhe një herë laserit, duke e parandaluar gjoksin e saj të duket si i varur.