Meghan Markle do të takohet me babain e saj pas katër viteve

Meghan Markle mund të përballet me babain për herë të parë në katër vite – në një gjykatë britanike.

ShowBiz

07/10/2019 23:36

Dje, Thomas Markle deklaroi se u ndje i detyruar të botonte letrën private që i dërgoi e bija, Dukesha e Sussex, letër e cila është në qendër të një beteje ligjore.Burime pranë tij thonë se ai është gati të udhëtojë drejt Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur veten, transmeton lajmi.net.

“Është tragjike që Tom s’ishte i pranishëm në dasmën e Meghan dhe se hera e parë që do të haset me familjen mbretërore do të jetë në një gjykatë,” shprehet një burim.

“Tom do të mbrojë veprimin e tij dhe do të tregojë synimin që kishte. Kërkon me ngulm të justifikohet.”

Drejtori i fotografisë, tashmë i dalë në pension, nuk mundi të shoqëronte të bijën drejt altarit pasi pësoi një atak kardiak.

Ai dhe Meghan s’janë takuar që prej 2015-s.Harry dhe Meghan po padisin Mail on Sunday për publikimin e letrës personale.