Meek Mill ndahet nga e dashura, pak ditë pasi Kanye shkroi se Kim e ka tradhtuar me të
Meek Mill është ndarë nga e dashura.

ShowBiz
Një reagim i Kanye West i ka kushtuar shumë edhe rep-artistit të njohur amerikan, Meek Mill, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Ai bëri të ditur se është ndarë nga e dashura dy muaj pasi erdhi në jetë fëmija i tyre. Meek tha se janë ndarë në mënyrë paqësore dhe se ajo e ka kujdesin për fëmijën.
We me and Milano decided to remain friends and build our child as separate parents … we still have mad love for eachother but we both came to a understanding! -meek-
— Meek Mill (@MeekMill) July 26, 2020
“Unë dhe Milano kemi vendosur të qëndrojmë miq dhe të ndërtojmë karrierën e fëmijës si dy prindër të ndarë. Ne ende kemi dashuri për njëri-tjetrin, por që të dy i kuptuam disa gjëra”, u shpreh ai.
Kjo ka ndodhur për shkak të deklaratave të Kanye West, i cili një javë më parë kishte thënë se Kim e kishte tradhtuar atë me reperin Meek Mill./Lajmi.net/