Mediumi rajonal EWB: “Unifikimi i madh” i LDK-së sfidë për Kurtin në zgjedhjet e reja
Mediumi rajonal “Europe Western Balkans” ka publikuar sot një tekst për zgjedhjet në Kosovë, duke treguar fillimisht rrethanat e shpërndarjes së Parlamentit si rezultat i dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri. “Osmani ishte e kualifikuar për një mandat tjetër, por nuk mori mbështetje nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në pushtet, e udhëhequr nga Kryeministri Albin…
Lajme
Mediumi rajonal “Europe Western Balkans” ka publikuar sot një tekst për zgjedhjet në Kosovë, duke treguar fillimisht rrethanat e shpërndarjes së Parlamentit si rezultat i dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri.
“Osmani ishte e kualifikuar për një mandat tjetër, por nuk mori mbështetje nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në pushtet, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti”, shkruan EWB.
Në tekst thuhet se dështimi për zgjedhjen e presidentit ndodhi për shkak të refuzimit të partive opozitare për ta bërë kuorumin në seancë dhe për faktin se Kurti nuk ka bërë lëshime për të mundësuar shumicën për zgjedhjen e presidentit.
“Zgjedhja e Presidentit dështoi sepse partitë opozitare vazhdimisht e mohonin kuorumin e nevojshëm prej dy të tretash për të mbajtur seancën. Nga ana tjetër, Kurti nuk bëri lëshime politike për të mundësuar një kuorum, duke çuar në një situatë në të cilën qëndrimet e ngulitura të të dyja palëve shkaktuan zgjedhje të tjera të parakohshme, më pak se gjashtë muaj pas atyre të mëparshmes”, shkruan EWB.
“Ndërsa besohet gjerësisht se LVV do të mbetet një forcë dominuese pas zgjedhjeve të reja, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në opozitë, e cila po kërkon të formojë “një unifikim të madh”, mund ta ndryshojë balancën elektorale kundër partisë së Kurtit. Ndër të tjera, u njoftua se Vjosa Osmani do të kandidojë në zgjedhje në listën e ish-partisë së saj, LDK-së”, shkruan EWB./Lajmi.net/