Mediumi izraelit: Netanyahu pranon propozimin e të dërguarit të Trump-it për armëpushim në Gaza
Kryeministri Benjamin Netanyahu u ka thënë familjeve të pengjeve të mbajtura në Gaza se Izraeli ka pranuar një propozim të ri për armëpushim të paraqitur nga i dërguari i Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja izraelite Haaretz. Hamasi tha më parë se…

Bota
Kryeministri Benjamin Netanyahu u ka thënë familjeve të pengjeve të mbajtura në Gaza se Izraeli ka pranuar një propozim të ri për armëpushim të paraqitur nga i dërguari i Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.
Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja izraelite Haaretz.
Hamasi tha më parë se kishte marrë propozimin e ri nga ndërmjetësit dhe po e shqyrtonte atë.
Witkoff deklaroi në fillim të javës se është “i zhgënjyer” që Hamas-i deri më tani nuk ka arritur të pranojë propozimin e tij për një marrëveshje të re për pengjet dhe armëpushimin në Gaza, raporton Axios.
Witkoff ka folur drejtpërdrejt me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe këshilltarin e tij kryesor Ron Dermer, si dhe me udhëheqjen e Hamas-it përmes një kanali të fshehtë të lehtësuar nga biznesmeni palestinezo-amerikan Bishara Bahbah.
“Ajo që kam parë nga Hamas-i është zhgënjyese dhe plotësisht e papranueshme”, tha Witkoff për Axios.