Medikamenti i famshëm mund të shpëtojë gratë shtatzëna nga abortet

Një ilaç i përdorur për të trajtuar diabetin mund të ndihmojë gratë që kanë pësuar aborte të përsëritura për të pasur një fëmijë.

Lifestyle

09/01/2020 17:42

Rreth një në njëqind çifte që përpiqen të ngelen shtatzënë mund të pësojnë abort të përsëritur. Në gjysmën e rasteve nuk ka ndonjë shkak të identifikueshëm, njofton Independent, transmeton lajmi.net.

Hulumtimet nga një ekip në Shkollën Mjekësore Warwick dhe Spitalet Universitare Coventry dhe Warwickshire kanë treguar që sitagliptina, medikament për diabet, ndihmon në rritjen e numrit të qelizave burimore në rreshtimin e mitrës, gjë që mund të ndihmojë në krijimin e kushteve të duhura për një shtatzëni të shëndetshme.

Sitagliptina është një ilaç që përshkruhet më shpesh në formën e tabletave për të trajtuar diabetin e tipit 2, duke rritur sasinë e insulinës në gjak.

Studiuesit tani janë duke kërkuar të testojnë ilaçin, si pjesë e një studimi klinik në shkallë të gjerë, pasi studimi, i publikuar në EBioMedicine, tregoi se mund të funksiononte. /Lajmi.net/