Medikamentet e popullarizuara që po ua shkatërrojnë jetën seksuale

Medikamentet kundër alergjive mund t'ua zgjidhin problemet me simptomat, por edhe mund t'ua ç'rregullojnë jetën seksuale.

Lifestyle

15/05/2019 13:05

Nëse jeni të sëmurë me ethe, teshtitje të vazhdueshme dhe rrjedhje lotësh në sy ndoshta kanë ndikuar edhe në jetën tuaj seksuale, transmeton lajmi.net.

Por kjo rezulton vetëm në qoftë se ju mbështeteni në anti-histamina për të trajtuar simptomat tuaja.

Anti-histaminat thajnë membranat e mukozës në trupin tuaj, të cilat janë kundër-reaktant kur prekeni nga poleni.

Por, për fat të keq shumica e ilaçeve thajnë membranat jo vetëm në sinus dhe fyt.

Ata gjithashtu mund të thajnë lëngjet e vaginës suaj, duke çuar në vështirësi në penetrim gjatë aktit seksual.

Duke folur për Metro, Vanessa MacKay, Konsulent Obstetër dhe Gjinekologe shpjegoi se “thatësira vaginale mund të shkaktohet nga një ndryshim në hormonet e një gruaje dhe kjo mund të ndodhë për shkak të një shumëllojshmërie, përfshirë këtu edhe medikamentet”.

Nëse jeni duke u ballafaquar me tharje vaginale si pasojë e anti-histaminave, konsultohuni menjëherë me mjekun. /Lajmi.net/