Mediat prestigjioze raportojnë për deklaratat e Presidentit Thaçi lidhur me Demarkacionin
“Presidenti Thaçi nxit ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi”
Lajme
Ky është titulli i gazetave prestigjioze “Washington Post” dhe “Associated Press” gjatë ditës së sotme për deklaratat e Presidentit Thaçi për ratifikimin marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Në këta artikuj shkruhet se Thaçi po bën nxitje tek Partitë Politike për votimin e marrëveshjes se Demarkacionit. Aty citohet konferenca e fundvitit e mbajtur me gazetarë nga Presidenti Thaçi, ku ai bëri thirrje që të arrihet tek një zgjidhje sa më e shpejtë në javët e ardhshme, transmeton lajmi.net.
Në artikull shkruhet se kjo marrëveshje po kontestohet nga opozita , kontestim ky që arriti deri në pikën e protestave masive dhe përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvend. /Lajmi.net/