Mediat në Serbi “kapen” me sportisten që e përfaqëson Kosovën në ski
Skiatorja Sophie Sorschag po e përfaqëson Kosovën në garat ndërkombëtare të skitarisë. Sorschag me prejardhje nga Austria, në janar të këtij viti vendosi të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të kërcimeve me ski. Asaj i është dhënë edhe shtetësia e Kosovës. Tre ditë më parë ajo kërceu për herë të parë si përfaqësuese e shtetit…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/12/96121701436574.jpg)
Sport
Skiatorja Sophie Sorschag po e përfaqëson Kosovën në garat ndërkombëtare të skitarisë.
Sorschag me prejardhje nga Austria, në janar të këtij viti vendosi të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të kërcimeve me ski.
Asaj i është dhënë edhe shtetësia e Kosovës.
Tre ditë më parë ajo kërceu për herë të parë si përfaqësuese e shtetit të saj të ri.
Ajo kërceu 78 metra në kërcimin e vogël dhe ishte e 33-ta në renditjen përfundimtare, mbeti pa pikë, ndërsa një ditë më pas në kërcimin e madh ishte e 52-ta në kualifikime dhe nuk u kualifikua as në shortin kryesor.
Mediat në Serbi vazhdojnë të merren me sportistët që e përfaqësojnë Kosovën duke bërë shkrime provokuese.
“Mondo.rs” shkruan për skiatoren Sophie Sorschag duke shkruar: Debakën për Kosovën, kështu deshën ta blejnë medaljen olimpike!”, përcjell lajmi.net.
25-vjeçarja Sophie Sorschag është kampione e botës në ekipore me Austrinë në vitin 2021, si dhe pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022. /Lajmi.net/