Mediat maqedonase: 3 policë të vrarë, 27 persona të armatosur dorëzohen

Mediat në gjuhën maqedonase raportojnë se përleshja e armatosur në Kumanovës ka përfunduar, ndërsa bilanci është, tre policë të vrarë dhe 27 persona të armatosur të dorëzuar te forcat e rendit.

Lajme

09/05/2015 20:05

Për të tre policët e vrarë thuhet se janë nga Tetova, dhe lajmin për vrasjen e tyre mediat e kanë marrë nga familjarët, pasi autoritetet ende nuk kanë dhënë asnjë informacion, duke premtuar se do të dalin me një konferencë në orët e mbrëmjes. (lajmi.net)