Mediat gjermane: Therja e mësueses nga 17 vjeçari kosovar dyshohet se kishte motive islamiste
Hetimet rreth sulmit me thikë që ndodhi javën e kaluar në Essen të Gjermanisë po marrin zhvillime dramatike. Protagonist në këtë ngjarje të rëndë është një 17 vjeçar nga Kosova, i cili e theri me thikë në bark mësuesen e tij. Ky sulm mund të ketë edhe prapavijë islamiste. Kështu të paktën po thotë ministri…

Lajme
Hetimet rreth sulmit me thikë që ndodhi javën e kaluar në Essen të Gjermanisë po marrin zhvillime dramatike.
Protagonist në këtë ngjarje të rëndë është një 17 vjeçar nga Kosova, i cili e theri me thikë në bark mësuesen e tij.
Ky sulm mund të ketë edhe prapavijë islamiste.
Kështu të paktën po thotë ministri i Brendshëm i krahinës Nordrhein Westfallen, Herbert Reul.
Politikani i CDU-së deklaroi se lidhur me rastin e 17 vjeçarit provat po shtohen.
Derisa mediat gjermane, raportojnë se Erjon S, e kishte sulmuar edhe një burrë të pastrehë.
Po ashtu, ai kishte bërë edhe një video ku edhe kishte marrë përgjegjësinë për sulmin.