Mediat e huaja raportojnë për vizitën e Thaçit te varri i babait

Mediat e huaja kanë raportuar në lidhje me vizitën e ish-presidentit, Hashim Thaçi në Kosovë, pas vdekjes së babait të tij. Mes tjerash, në artikujt e tyre është theksuar se ish-kreut të UÇK-së që po mbahet në paraburgim në Hagë, nuk iu lejua pjesëmarrja në varrim në fillim të kësaj jave. Agjencia e lajmeve “Associated Press” dhe…

Lajme

21/03/2025 21:16

Mediat e huaja kanë raportuar në lidhje me vizitën e ish-presidentit, Hashim Thaçi në Kosovë, pas vdekjes së babait të tij. Mes tjerash, në artikujt e tyre është theksuar se ish-kreut të UÇK-së që po mbahet në paraburgim në Hagë, nuk iu lejua pjesëmarrja në varrim në fillim të kësaj jave.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” dhe gazeta e njohur amerikane, “The Washington Post” kanë theksuar se gjykata në Hagë e lejoi Thaçin që ta vizitojë varrin e babait, që vdiq gjatë fundjavës.

Aty mes tjerash përmendet se ish-presidentit nuk iu lejua pjesëmarrja në varrim, ku të pranishëm pati liderë të partive politike në Kosovë dhe politikanë nga Shqipëria.

“Erdha i fundit, babë” – mediat kanë përmendur edhe mesazhin e Thaçit në kurorën që vendosi mbi varrin e babait në fshatin Burojë.

“Ai ishte i shoqëruar nga zyrtarët policorë të EULEX-it”, raportohet tutje.

Po ashtu, në artikuj theksohet se Thaçi më pas u dërgua në shtëpinë e tij, ku takoi vetëm familjarët e afërt.