Mediat belge: Haaland ka kryer sot në Bruksel testet mjekësore për kalimin te City

Erling Haaland ishte tema kryesore e ditës së sotme në botën e futbollit.

Sport

09/05/2022 18:31

Ylli norvegjez me shumë gjasë do të kalojë te Manchester City, ku pritet të ketë një kontratë pesëvjeçare.

Haaland, sipas mediave belge, ka kryer sot edhe testet mjekësore, përcjell lajmi.net.

Lojtari thuhet se ka qenë në Bruksel gjatë ditës së sotme, ku edhe ka kryer testet e nevojshme.

Në anën tjetër, nga Anglia raportojnë se marrëveshja për transferimin e Haaland mund të bëhet qysh gjatë kësaj jave, ose më së largu javën tjetër.

Manchester City po bën një prej goditjeve më të mëdha në histori të klubit, sa i përket merkatos. /Lajmi.net/