Meçi i shumëpritur ndërmjet Tyson Fury – Oleksandr Usyk mund të ndodh në fillim të vitit 2023

Fury mbrojti titullin e tij WBC në peshën e rëndë kur mposhti Derek Chisora në stadiumin ‘Tottenham Hotspur’ në 10 raunde të shtunën. Tani Fury vjen për të gjithë titujt e tjerë të mëdhenj që janë aktualisht jashtë zotërimit të tij. Këta tre rripa mbahen të gjithë nga Oleksandr Usyk dhe ukrainasi ishte në luftën…

Sport

04/12/2022 12:34

Fury mbrojti titullin e tij WBC në peshën e rëndë kur mposhti Derek Chisora në stadiumin ‘Tottenham Hotspur’ në 10 raunde të shtunën.

Tani Fury vjen për të gjithë titujt e tjerë të mëdhenj që janë aktualisht jashtë zotërimit të tij. Këta tre rripa mbahen të gjithë nga Oleksandr Usyk dhe ukrainasi ishte në luftën e Fury në Londër këtë fundjavë për të ndjekur meçin e tij me britanikun.

Sipas raportimit të ‘Sky Sports’, një përballje e shumëpritur në mes Fury – Usyk mund të ndodh në fillim të vitit 2023, transmeton lajmi.net.

Është gara që po kërkon të bëjë edhe ukrainasi. Kjo është lufta që do të vinte kundër njëri-tjetrit dy peshat më të mira në botë dhe do të ishte një ndeshje të jashtëzakonshme.

“Po, është e vërtetë. E gjithë Britania e Madhe, Mbretëria e Bashkuar, e gjithë bota, veçanërisht Ukraina, të gjithë duan ta shohin këtë luftë duke ndodhur” tha Usyk për ‘Sky Sports News’.

Fury ka ende një plan rezervë nëse një marrëveshje për të marrë Usyk nuk mund të mbyllet. Ai gjithashtu ka një luftë të madhe me Joe Joyce. Ai ishte gjithashtu i pranishëm në Tottenham dhe ashtu si Usyk./Lajmi.net/