Me votat e VV-së në Kuvend, nipi i Besnik Bislimit ishte rehatuar në KOSTT në fund të vitit 2024

Në fund të vitit të kaluar, saktësisht me 5 dhjetor, Kuvendi i Kosovës e kishte emëruar Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it. Tosuni kishte 58 vota në Kuvend, më shumë se kandidatët tjerë dhe për këtë arsye ishte zgjedhur Kryesues i Bordit të Drejtorëve në KOSTT.…

Lajme

05/06/2025 23:23

Në fund të vitit të kaluar, saktësisht me 5 dhjetor, Kuvendi i Kosovës e kishte emëruar Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it.

Tosuni kishte 58 vota në Kuvend, më shumë se kandidatët tjerë dhe për këtë arsye ishte zgjedhur Kryesues i Bordit të Drejtorëve në KOSTT.

Opozita nuk kishte qëndruar në sallë kur po ndodhte votimi.

Sot u publikua një raportim se si VV-ja ka arritur të kap totalisht KOSTT-in, duke vendosur njerëzit e tyre në pozitat kyçe.

Në vitin 2021, Tosuni ishte emëruar të monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, pas propozimit nga Qeveria Kurti. Atë kohë, në një intervistë për Kanal10, me datën 3 qershor, ministrja Albulena Haxhiu ishte munduar të arsyetoj emërimin e Tosunit, duke thënë se Bislimi se kishte parë nipin e tij që shumë kohë.

“E pyeta për kureshtje, tha se ‘ndoshta në 50 vjetët e fundit, ndoshta e kam takuar njëherë. Nuk e mbaj në mend se çfarë e kam’”, kishte pohuar Haxhiu në vitin 2021./lajmi.net/