“Më vinte turp, mendonin që jam turk ose arab”, kosovari që jeton në Zvicër e ndërron mbiemrin, nga Sylejmani në Mani

Agron Sylejmani nga Ferizaj tash e tutje do të quhet Agron Mani. Ai thotë se e ndryshoi mbiemrin për shkak se ishte turk dhe ndjehej i turpëruar. Njoftimi i plotë: Të dashur miq, ju njoftoj se tanimë zyrtarisht unë dhe familja ime kemi ndërru mbiemrin nga Sylejmani në MANI. Tani ndjehem i lehtësuar pasi që…

Fun

01/05/2023 12:03

Agron Sylejmani nga Ferizaj tash e tutje do të quhet Agron Mani.

Ai thotë se e ndryshoi mbiemrin për shkak se ishte turk dhe ndjehej i turpëruar.

Njoftimi i plotë:

Të dashur miq, ju njoftoj se tanimë zyrtarisht unë dhe familja ime kemi ndërru mbiemrin nga Sylejmani në MANI.

Tani ndjehem i lehtësuar pasi që nuk do të identifikohem nga të tjerët si pjestar i një identiteti të huaj, i identitetit të pushtuesit Osman.

Unë mbaja mbiemrin e Sylejmanit, Sulltanit të perandorisë Osmane dhe prej se jam bë me ditë pak për të bëmat e pushtuesit tonë, shkatrruesit të qenjës shqiptare, unë jam ndje i turpëruar nga ky mbiemër i huaj që fallcifikonte identitetin tim shqiptar, sa që kur jetoja në Zvicërr, ata kur e shihnin mbiemrin Sylejmani, mendonin që jam Turk apo Arab.

Sot ndjehem i lumtur që edhe me letra jam liruar nga këto mbeturina të pushtuesve tanë që na u ka futur në qenjën tonë si mish i egër, saqë dikush edhe i ruan me fanatizëm.

Por i them të gjithë shqiptarëve që janë shqiptar, se mbajtja e emrit e sidomos mbiemrave të huaj e sidomos pushtuesve tanë si atyre të perandorisë Osmane si Sylejmani, Ramadani, Bajrami etj. është e njejtë sikur të mbajmë mbiemrin e pushtuesve Serb si Millosheviç, Vuqiç apo Çubrilloviq.

I falenderohem shtetit të Kosovës, kushtetutës dhe ligjeve tona që i kemi të standardit më të lartë të të drejtave të njeriut, dhe na mundëson që pa vështërsi të spastrohemi nga identiteti i rremë.
Advertisement

Ju që doni ta ndrroni mbiemrin e pushtuesit, mos u arsyetoni se ka procedura të lodhshme, kjo është vetëm justifikim për mungesë vendosmërie, guximi apo dembelie.

Në foto i keni të gjitha dokumentet që ju nevoiten dhe të gjitha nxirren pa asnjë problem për një ditë, dhe pas aplikimit pas pak ditësh ju vie konfirmimi.