Me urdhër-arrest ndërkombëtar, Policia e Kosovës realizon ekstradimin e të dyshuarit për vrasje
Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin e një shtetasi të Maqedonia e Veriut, i cili kërkohej për veprën penale “Vrasje”. Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të ngushtë me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, më 4 mars 2026 ka realizuar ekstradimin e personit me inicialet B.L. nga Republika e…
Lajme
Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin e një shtetasi të Maqedonia e Veriut, i cili kërkohej për veprën penale “Vrasje”.
Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të ngushtë me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, më 4 mars 2026 ka realizuar ekstradimin e personit me inicialet B.L. nga Republika e Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kosovare pasi kërkohej nga Interpol, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut. Ai dyshohet për veprën penale “Vrasje” dhe se i ishte shmangur drejtësisë.
Sipas Policisë, ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional ndërmjet dy shteteve.
Në njoftim thuhet se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimin, kapjen dhe arrestimin e personave apo grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.
Policia e Kosovës ka rikonfirmuar përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe garantimin e sundimit të ligjit. /Lajmi.net/