Më thuaj muajin e lindjes, të them profesionin që do kesh

Shkenca moderne dëshmoi se planetet nuk kanë asnjë ndikim në jetën tonë.

Fun

22/07/2019 13:55

Megjithatë, disa hetime të kohëve të fundit thanë se sezoni në të cilin jemi lindur mund të ndikojë edhe në jetën tonë, transmeton lajmi.net.

Më saktësisht, sipas tyre ekzistojnë disa profesione popullore të cilat përkojnë tek disa njerëz me muaj të vitit në të cilin kanë lindur.

Çuditërisht, muaji i lindjes ndikon në nivelin e dopaminës dhe serotoninës – hormonin e lumturisë dhe humorit të mirë.

Sido që të jetë, listën e plotë të profesioneve që ushtrohen në bazë të muajit të lindjes mund ta ndiqni më poshtë:

Njerëzit e lindur në janar mund të bëhen koleksionist – specialistë në mbledhjen e borxheve – dhe shitës të zot.

Njerëzit e lindur në shkurt mund të bëhen artistë ose interpretues.

Njerëzit e lindur në mars mund të bëhen muzikantë ose pilotë.

Njerëzit e lindur në prill mund të bëhen diktatorë.

Njerëzit e lindur në maj mund të bëhen sportistë ose politikanë.

Njerëzit e lindur në qershor mund të bëhen shefa ekzekutiv ose shkencëtarë.

Njerëzit e lindur në korrik mund të bëhen ndërtues, shoferë ose interpretues.

Njerëzit e lindur në gusht mund të bëhen ndërtues ose politikanë.

Njerëzit e lindur në shtator mund të bëhen nxënës me arritje të larta ose sportistë.

Njerëzit e lindur në tetor mund të bëhen politikanë.

Njerëzit e lindur në nëntor mund të bëhen kriminelë “të famshëm”.

Njerëzit e lindur në dhjetor mund të bëhen dentistë ose mjek. /Lajmi.net/