Me thirrjet “UÇK”, ish-presidenti Hashim Thaçi largohet nga zyrat e EULEX-it

Pas qëndrimit të tij për një ditë në Kosovë, ish-presidenti Hashim Thaçi do të niset për në Hagë. Thaçi  erdhi në Kosovës me lejen Gjykatës Speciale për të vizituar varrin e babin të ndjerë, ndërkaq sot pas vizitave familjare në zyrat e EULEX-it ai është larguar nën masat e rrepta të sigurisë. Thaçin sot e…

Lajme

22/03/2025 12:03

Pas qëndrimit të tij për një ditë në Kosovë, ish-presidenti Hashim Thaçi do të niset për në Hagë.

Thaçi  erdhi në Kosovës me lejen Gjykatës Speciale për të vizituar varrin e babin të ndjerë, ndërkaq sot pas vizitave familjare në zyrat e EULEX-it ai është larguar nën masat e rrepta të sigurisë.

Thaçin sot e vizituan familjarët për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e babait, e më pas ai do të kthehet në Hagë.

Gjykata e Hagës tha se vizita është aprovuar për “arsye bindëse humanitare”.

“Trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyrur në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në kujdestari nga Dhomat e Specializuara”, ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatë Speciale, Michale Doyle./Lajmi.net/