Më të lumtur se kurrë, Meda publikon këtë foto pranë bashkëshortes

Meda dhe bashkëshortja e tij, Luljeta janë një nga çiftet më të pëlqyera shqiptare.

ShowBiz

18/04/2019 20:19

Së fundmi, Meda ka publikuar një fotografi në Instagram gjersa shfaqet mjaft i buzëqeshur pranë bashkëshortes, shkruan lajmi.net.

Dyshja janë të martuar prej vitesh ndërkaq që Lulja ka tërhequr vëmendjen e të gjithë publikut tash e një kohë.

Kujtojmë që kohë më parë u spekulua për një krisje mes çiftit, madje pati edhe thashetheme se ata janë ndarë.

Megjithatë, Meda dhe bashkëshortja e tij i hodhën poshtë këto zëra duke thënë se gjithçka është në rregull në familjen e tyre. /Lajmi.net/