Me të arritur në Kuvend, Duda Balje diskuton gjerë e gjatë me deputetët e PDK-së

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje tashmë ka arritur në Kuvendin e Kosovës, në sallën plenare ku do të zhvillohet seanca konstituive. Me të ardhur në sallë, Balje ka ndaluar tek deputetët e PDK-së, me të cilën ka diskutuar gjerë e gjatë. Pas përshëndetjes që pati me ta, Balje është parë edhe…

Lajme

15/04/2025 10:44

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje tashmë ka arritur në Kuvendin e Kosovës, në sallën plenare ku do të zhvillohet seanca konstituive.

Me të ardhur në sallë, Balje ka ndaluar tek deputetët e PDK-së, me të cilën ka diskutuar gjerë e gjatë.

Pas përshëndetjes që pati me ta, Balje është parë edhe të ketë diskutuar diçka gjë e cila nuk dihet se çfarë ishte.

Duda Balje kishte kushtëzuar përkrahjen e saj për Lëvizjen Vetëvendosje me krijimin e një komune boshnjake, megjithatë duket se gjërat kanë ndryshuar dhe raportohet se Balje pritet ta përkrahë Kurtin duke qenë se ky i fundit i ka ofruar një ministri.

Kjo ka nxitur pakënaqësi tek deputetët tjerë të minoriteteve jo-serbe, duke qenë se Balje ka menaxhuar që të marrë një ministri nga negociatat me Kurtin./Lajmi.net/