Me takime nga taksistët e te hoxhollarët në SHBA: Kurti ia lë Bislimit t’ia udhëheq mbledhjet e qeverisë

Sot qeveria e Kosovës do të mbajë një mbledhje e cila do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajme

16/05/2022 08:31

Kështu ka bërë të ditur Zyra për Komunikim Publik e qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon të qëndrojë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është takuar me shumë përfaqësues të kompanive të ndryshme.

Ai përveç të tjerash është takuar edhe me kompaninë e taksive, Uber, për të cilën ka folur fjalë mjaftë të mëdha.

Kurti gjithashtu në SHBA ka takuar edhe një hoxhë shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vlen të theksohet se kryeministri i Kosovës nuk ka zhvilluar ende asnjë takim me figura të larta politike të SHBA-ve dhe nuk dihet nëse kjo do të ndodh ditëve në vazhdim. /Lajmi.net/