Më shumë se një vit pas kur u mbyll për qarkullim, tek Ura e Badovcit 38 metrëshe vërehen punime
Ura e Badovcit ka më shumë se një vit prej kur është mbyllur për qarkullim, kjo pasi Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në krye me ministrin Liburn Aliu mbylli urën ekzistuese pas vlerësimeve që tregonin rrezik për udhëtarët. Si masë e përkohshme, u hap një rrugë alternative për të mundësuar qarkullimin deri në…
Lajme
Ura e Badovcit ka më shumë se një vit prej kur është mbyllur për qarkullim, kjo pasi Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në krye me ministrin Liburn Aliu mbylli urën ekzistuese pas vlerësimeve që tregonin rrezik për udhëtarët.
Si masë e përkohshme, u hap një rrugë alternative për të mundësuar qarkullimin deri në ndërtimin e urës së re.
Ura është vetëm 38 metra e gjatë, por që nga prilli i 2023-tës ajo vazhdon të jetë jashtë funksionit, shkruan lajmi.net.
Sot më në fund, Ura e Badovcit ka filluar të “duket” pasi që vërehet se është punuar.
Ndonëse punimet kanë nisur, ajo nuk dihet ende nëse do të përfundoj e do të lëshohet për qarkullim pa i bërë 2 vite prej kur është nisur të punohet.
Bllokimi i kësaj rruge i ka shkaktuar shumë vështirësi në qarkullim qytetarëve të Gjilanit, e hiq më larg se dje një kamion ka rrëshqitur pikërisht në devijimin e rrugës. /Lajmi.net/
Fotografi: