​Më shumë se 50,000 të vdekur në Gaza që nga fillimi i luftës

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës në tetor 2023, sot arriti në 50.021, pas bombardimeve të fundit izraelite në enklavën palestineze, njoftuan autoritetet lokale. “Numri i njerëzve të vrarë ka arritur në 50,021 dhe 113,274 të plagosur që nga 7 tetori 2023”, tha Ministria e Shëndetësisë e Hamasit…

Bota

23/03/2025 16:37

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës në tetor 2023, sot arriti në 50.021, pas bombardimeve të fundit izraelite në enklavën palestineze, njoftuan autoritetet lokale.

“Numri i njerëzve të vrarë ka arritur në 50,021 dhe 113,274 të plagosur që nga 7 tetori 2023”, tha Ministria e Shëndetësisë e Hamasit në një deklaratë të cituar nga agjencia spanjolle EFE.

Izraeli e theu armëpushimin të martën, më 18 mars, dhe që atëherë sulmet izraelite kanë shkaktuar 673 të vdekur dhe më shumë se një mijë të plagosur.

Ofensiva kundër Gazës u shkaktua nga një sulm i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, i cili shkaktoi rreth 1200 vdekje dhe 250 pengje, transmeton LUSA.

Gjatë armëpushimit të respektuar midis 19 janarit dhe 18 marsit, Hamasi i dorëzoi pengjet Izraelit në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.

Grupi radikal palestinez ka ende 58 pengje në Gaza.