Më shumë se 1 mijë e 100 persona janë arrestuar nga protestat në Turqi
Më shumë se 1 mijë e 100 persona janë arrestuar nga protestat në Turqi. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, thotë se gjithsej 1,133 janë arrestuar që nga fillimi i këtyre protestave në Turqi javën e kaluar, shkruan BBC. “Terrorizimi i rrugëve tona dhe kërcënimi për paqen dhe sigurinë e kombit tonë absolutisht nuk…

Lajme
Më shumë se 1 mijë e 100 persona janë arrestuar nga protestat në Turqi.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, thotë se gjithsej 1,133 janë arrestuar që nga fillimi i këtyre protestave në Turqi javën e kaluar, shkruan BBC.
“Terrorizimi i rrugëve tona dhe kërcënimi për paqen dhe sigurinë e kombit tonë absolutisht nuk do të tolerohet”, thotë ai.
Arrestimi i kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu javën e kaluar ka nxitur protestat më të mëdha në vend në dekadën e fundit.