Më shumë lindje se vdekje gjatë muajit shtator në Kosovë, ASK publikon statistikat
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin shtator 2024. Të dhënat janë bazuar në burime administrative dhe ofrojnë një pasqyrë të situatës demografike në Kosovë. “Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë, të gjitha rastet e lindjeve, vdekjeve, kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve regjistrohen…
Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin shtator 2024.
Të dhënat janë bazuar në burime administrative dhe ofrojnë një pasqyrë të situatës demografike në Kosovë.
“Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë, të gjitha rastet e lindjeve, vdekjeve, kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve regjistrohen në mënyrë të detyrueshme në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pavarësisht vendbanimit të përhershëm të personave të përfshirë,” thuhet në njoftimin e ASK-së.
Të dhënat kryesore për shtatorin:
Lindjet: Në muajin shtator janë regjistruar gjithsej 2,370 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës), nga të cilat: 1,251 janë meshkuj, 1,119 janë femra.
Vdekjet: Janë regjistruar gjithsej 890 raste të vdekjeve, ku: 474 janë meshkuj, 416 janë femra.
Kurorëzimet: Shtatori shënoi gjithsej 1,312 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës).
Shkurorëzimet: Gjatë muajit janë regjistruar gjithsej 152 raste të shkurorëzimeve.
ASK ka theksuar se mbledhja e të dhënave vazhdon çdo muaj përmes pyetësorëve statistikorë specifikë (DEM-1, DEM-2, DEM-3 dhe SHK-1), duke krijuar një bazë të dhënash që shërben për krahasime dhe analiza më të thelluara, njofton Telegrafi.