Më shtrenjtë se kudo në Evropë- një banesë 1 dhomëshe në Prishtinë 360 mijë euro

Se çmimet e banesave si me qira ashtu dhe për blerje në Kosovë kanë kaluar secilin limit kjo veçse dihet. E kjo gjë më mirë dëshmohet në një shpallje të bërë së fundi për një banesë në shitje. Besuat apo jo, çmimi i kësaj banese një dhomëshe ka arritur në 360 mijë euro. Banesa me…

Lajme

13/04/2026 13:12

Se çmimet e banesave si me qira ashtu dhe për blerje në Kosovë kanë kaluar secilin limit kjo veçse dihet.

E kjo gjë më mirë dëshmohet në një shpallje të bërë së fundi për një banesë në shitje.

Besuat apo jo, çmimi i kësaj banese një dhomëshe ka arritur në 360 mijë euro.

Banesa me një dhomë gjumi, një banjo dhe një depo e dy ballkone padyshim të panevojshme shitet hiç më pak se 360 mijë euro.

“Veçori kryesore orientim nga lindja e jugu”,thuhej në njoftimin e kompanisë “Pro Real Estate”.

Një çmim i tillë për banesë vështirë se gjendet edhe në kryeqytetet e tjera evropiane, por në Prishtinë gjithçka që lidhet me çmimet ka kaluar thuajse në “çmenduri”./Lajmi.net/