Me sa mend? Shoferi nga Kosova bllokohet tek nënkalimi në Kroaci- nuk e zë autobusin

Një autobus i kompanisë kosovare, “Flutura Reisen” ka ngecur sot në nënkalimin më të famshëm të Zagrebit, në rrugën Miramarska. Drejtuesi i autobusit 4 metërsh- ka tentuar që të kalojë në nënkalimin me lartësi 3.65 metra. Kjo ka qenë e pamundur si shkak i gjatësisë së autobusit, gjë që ka shkaktuar bllokim të madh në…

Lajme

12/05/2025 10:05

Një autobus i kompanisë kosovare, “Flutura Reisen” ka ngecur sot në nënkalimin më të famshëm të Zagrebit, në rrugën Miramarska.

Drejtuesi i autobusit 4 metërsh- ka tentuar që të kalojë në nënkalimin me lartësi 3.65 metra.

Kjo ka qenë e pamundur si shkak i gjatësisë së autobusit, gjë që ka shkaktuar bllokim të madh në korsinë e djathtë të rrugës.

Autobusi ka ngecur aty-derisa nuk dihet se si drejtuesi i autobusit ka bërë një hyrje të tillë duke e parë hapësirën që ka në këtë nënkalim./Lajmi.net/

https://www.jutarnji.hr/vijesti/zagreb/autobus-na-kat-se-zaglavio-ispod-nadvoznjaka-u-zagrebu-15583130