Me rezultat të barabartë është mbyllur pjesa e parë mes Barcelonës dhe PSG
Pas golave të shënuar nga Kylian Mbappe dhe Lionel Messi, është mbyllur 45 minutëshi i parë.
Sport
Barcelona e fillojë ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke krijuar shumë raste, mirëpo në të njëjtën kohë duke humbur edhe shumë të tillë, shkruan lajmi.net.
Kësisoj, PSG ‘shfrytëzoi’ këtë gjë, duke shënuar gol nga penalltia në minutën e 30-të.
Lionel Messi, i mbushi me shpresë deri dikur tifozët e Barcelonës duke shënuar një gol shumë të bukur.
Në përfundimin e pjesës së parë, Lionel Messi dështoi që t’i jap epërsinë klubit duke humbur penalltinë.
Rezultati i përgjithshëm i kësaj ndeshje është 5-2 në të mirë të PSG-së./Lajmi.net/