​Me pistoletë dhe 45 fishekë në Bjeshkët e Istogut, policia ia konfiskon armën

Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë dhe 45 fishekë gjatë kontrollit të tre personave në zonën e Bjeshkëve të Istogut. Rasti ka ndodhur më 6 shtator, rreth orës 15:45, në udhëkryqin e rrugëve Lugu i Butë–Polan. Gjatë kontrollit, te njëri prej personave është gjetur pistoleta dhe 45 fishekët. Sipas policisë, i dyshuari kishte leje…

Lajme

07/09/2026 10:55

Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë dhe 45 fishekë gjatë kontrollit të tre personave në zonën e Bjeshkëve të Istogut.

Rasti ka ndodhur më 6 shtator, rreth orës 15:45, në udhëkryqin e rrugëve Lugu i Butë–Polan.

Gjatë kontrollit, te njëri prej personave është gjetur pistoleta dhe 45 fishekët.

Sipas policisë, i dyshuari kishte leje për mbajtjen e armës për shenjëtari, por jo për bartjen e saj.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.