Me pantallona dhe duvak! Kjo është dasma e gazetares shqiptare (Foto)
Për gazetaren Dasara Karaiskaj dhe partnerin e saj italian Damiano ka qenë një ditë shumë speciale sot, dita e martesës së tyre.

ShowBiz
Dasara ka vendosur që ceremoninë e martesës së saj ta mbajë pranë familjarëve, miqve dhe me vajzën e saj Klarisa shkruan NewsBomb.
Ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim dasma të tjera, Dasara ka zgjedhur që dita e saj speciale të jetë diçka e thjeshtë, me një vello në kokë, çizme, xhinse dhe triko me të cilat ngjan shumë e këndshme dhe e veçantë.