Me Pakot Familja Ime, IPKO ofron të gjitha shërbimet në një vend

IPKO mbetet kompania me përkushtimin më të lartë në kujdesin e saj ndaj klientit dhe ofrimin e shërbimeve më stabile në vend. Ajo analizon dhe kupton kërkesat e klientëve dhe punon vazhdimisht drejt përmbushjes së nevojave dhe pritjeve të tyre. Për këtë arsye, IPKO ka pregaditur pakot, Familja Ime, pako që përmbushin të gjitha nevojat…

Lajme

06/02/2023 15:04

IPKO mbetet kompania me përkushtimin më të lartë në kujdesin e saj ndaj klientit dhe ofrimin e shërbimeve më stabile në vend. Ajo analizon dhe kupton kërkesat e klientëve dhe punon vazhdimisht drejt përmbushjes së nevojave dhe pritjeve të tyre.

Për këtë arsye, IPKO ka pregaditur pakot, Familja Ime, pako që përmbushin të gjitha nevojat e klientëve për përmbajtje televizive, internet, telefoni fikse dhe telefoni mobile.

Klientët mund të zgjedhin një nga pakot Familja Ime, S, M apo L, e cila i përshtatet nevojave të tërë familjes. Varësisht nga pako e përzgjedhur, klientët përfitojnë: përmbajtje televizive me kanalet familjare apo premium, internet me shpejtësi deri në 300Mbps, deri në 2 numra mobil postpaid me internet në telefon nga 3-30GB, dhe deri në 3 numra mobil prepaid, me intenet ne mobil nga 1-3GB, si dhe shërbimet e telefonisë fikse me pakufi minuta në rrjetin fiks të IPKO.

IPKO është operatori i vetëm në Kosovë që ofron të gjitha shërbimet e telekomunikimit.

Përveç që ofron internetin më të shpejtë dhe më stabil si dhe filmat, dokumentarët dhe shfaqjet më të mira dhe më të reja, ajo që veçon pakot Familja Ime M dhe L, është përmbajtja e tyre e pasur sportive, përfshirë ligat më të shikuara të futbollit, të transmetuara ekskluzivisht në vendin tonë.

Qoftë për argëtim, sport, lajme, muzikë, filma ose dokumentarë, klientët e pakove Familja Ime mund të shijojnë përvojën më të mirë televizive, gjithashtu përmes TViM, VOD dhe Catch-up TV.

IPKO është operatori më i qëndrueshëm në Kosovë dhe është i njohur për ofrimin e përmbajtjes superiore televizive, dhe cilësinë më të mirë të shërbimit dhe kujdesin ndaj klientit.