Më pak çifte të shkurorëzuara në vitin 2024 sesa një vit më parë
Në vitin 2024, janë regjistruar 2 mijë e 146 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren me 209 raste të shkurorëzuarve ose 9,7 për qind, Prishtina 165 raste ose 7. 7 për qind dhe Peja me 155 raste ose 7,2 për qind. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar me…

Lajme
Në vitin 2024, janë regjistruar 2 mijë e 146 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren me 209 raste të shkurorëzuarve ose 9,7 për qind, Prishtina 165 raste ose 7. 7 për qind dhe Peja me 155 raste ose 7,2 për qind.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar me vitin 2023, numri i rasteve të shkurorëzimeve në vitin 2024 është më i vogël për 66 raste ose 3 për qind.
Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i pestë deri në të nëntë me 32.4 për qind, pasuar me vitin e dhjetë deri në katërmbëdhjetë me 15.1 për qind e të shkurorëzuarëve etj.