“Më ofruan pozitën e profesoreshës në këmbim të votës për Albulenën “ – Gërvalla i drejtohet Baljes: Hiq dorë nga bllokada, s’jemi në pazar ku shitemi e blihemi
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka folur për media pas dështimit numër 20 të konstituimit të Kuvendit. Gërvalla në prononcim e saj u pyet nga gazetarët për deklaratën e deputetes, Duda Balje, e cili tha se persona nga Maqedonia e Veriut e kanë kontaktuar dhe ia kanë ofruar pozitën e profesoreshës…

Lajme
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka folur për media pas dështimit numër 20 të konstituimit të Kuvendit.
Gërvalla në prononcim e saj u pyet nga gazetarët për deklaratën e deputetes, Duda Balje, e cili tha se persona nga Maqedonia e Veriut e kanë kontaktuar dhe ia kanë ofruar pozitën e profesoreshës në Maqedoni në këmbim të votës për Albulena Haxhiut.
Ministrja në detyrë tha se nuk ka informacione për këtë por ka kërkoi nga Balje të heq dorë nga bllokada.
“Nuk kam asnjë informacion për këtë, por i bëj thirrje edhe zonjës Balje dhe zotit Hoxha të heqin dorë nga bllokada, sepse s’jemi në Pazar ku shitemi e blihemi por është çështje parimore e Kuvendit. Unë s’kam informacione të tilla. Unë nuk di për pazare të tilla, di se ka pasur biseda të vazhdueshme për t’i vetëdijesuar se duhet të marrin pjesë në seanca dhe e di se tendenca është që në opinion të orientohet debate rreth një emri të përveçëm, tani çështja është tek votimi i fshehtë pra të procedura ku s’mund të kthehemi më mbrapa”, tha ajo./lajmi.net/