“Me një lopë kam filluar, tash janë afër 70”, u kthye nga Zvicra për të hapur fermë në Kosovë

Rrallë herë dëgjojmë për ata të cilët kthehen nga vendet evropiane ku ndërtojnë jetët e tyre për të kontribuar në Kosovë. Lajmi.net ka marrë një rrëfim të tillë nga një fermer në Kosovë, i cili është kthyer nga Zvicra dhe po vazhdon jetën e tij në vendin tonë. “Nuk e kam gjet veten atje, jam…

Lajme

26/06/2024 12:12

Rrallë herë dëgjojmë për ata të cilët kthehen nga vendet evropiane ku ndërtojnë jetët e tyre për të kontribuar në Kosovë.

Lajmi.net ka marrë një rrëfim të tillë nga një fermer në Kosovë, i cili është kthyer nga Zvicra dhe po vazhdon jetën e tij në vendin tonë.

“Nuk e kam gjet veten atje, jam kthy e kam ble një lopë e tash i kam afër 70 frymë”, ka thënë ai.

Për lajmi.net ka treguar edhe vështirësitë me të cilat është përballur në fillim por që i ka rregulluar duke punuar.

“Nuk kemi pas pajisje, 5-6 orë më duheshin me i mjel lopët në mëngjes e 5-6 orë në mbrëmje, më shkojke krejt dita në fermë”, ka thënë ai duke treguar se tani më nuk e ka këtë problem.

Ai i motivon të gjithë të rinjtë që të kontribuojnë në vendin e tyre.

Video: